Fotomontazh/ Edi Martini - Klejdi Zenelaj
Elbasani ia doli që të mposhtte Vllazninë me shifrat 1-0, duke i lënë në vendin e katërt në renditje. Kjo humbje e shkodranëve, ka sjellë festë në kampin e Egnatias.
Është zyrtari i klubit kampion, Klejdi Zenelaj i cili ka reaguar në rrjetet sociale. “Karma”, shkruhet në foton e publikuar nga drejtori sportivi i Egnatias, një mesazh i qartë për Edi Martinin.
Kujtojmë se para disa javësh, tekniku shkodran sulmoi hapur në konferencë Edlir Tetovën dhe Ilir Dajën. Që prej atëherë, një “luftë” në distancë po zhvillohet midis palëve.
Foto e publikuar nga Klejdi Zenelaj
Poll
