Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Ballkanasit e mbyllin në vendin e tretë me shpresë tek kualifikimi, Katari i fundit me vetëm 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ballkanasit e mbyllin në vendin e tretë me shpresë tek
Bosnje Hercegovina-Katar

Ndeshja e tretë e Grupit B midis Bosnje dhe Hercekovinës dhe Katarit u mbyll me fitoren e ballkanasve. Sfida e luajtur në stadiumin “Lumen Field” në Seattle përfundoi në shifrat 3-1.

Goli i parë u shënua në minutën e 29-të nga sulmuesi Karim Alajbegovic me një goditje të bukur nga jashtë zone. Boshnjakët ishin më kërkues dhe arritën të vendosnin kundërshtarët nën presion duke shënuar një autogol në minutën e 34-të nga Sultan Al Brake. Në minutën e 42-të ekipi i Katarit rihapi sfidën me anë të mesfushorit Hasan Al Haydos duke i çuar shifat në 2-1, duke e mbyllur kështu pjesën e parë të takimit. Në pjesën e dytë loja u bë dhe më kërkuese nga të dyja ekipet ku në minutën e 80-të Ermin Mahmic gjeti golin e tretë për ballkanasit.

Me këtë fitore Bosnja shpreson në kualifikimin për më tej si skuadra e tretë më e mirë, ndërsa për Katarin Botërori mbyllet në vendin e fundit në grup me vetëm 1 pikë.

Goli i Kerim Alajbegovic (Bosnje 1-0 Katar)

Autogoli i Sultan Al Brake (Bosnje 2-0 Katar)

Goli i Hasan Al Haydos (Bosnj 2-1 Katar)

Goli i Ermin Mahmic (Bosnje 3-1 Katar)

Poll

Lexo gjithashtu