Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli foli trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.
“Pse kaq tension? Rivaliteti ngaqë vitin e fundit kemi qenë superiorë ndaj Vllaznisë. Vllaznia ka kënaqësi kur luan ndaj Dinamos, mëson si luhet futbolli, tani në fushat e futbollit, jo në tribuna. Kur ka rivalitet, ka gjëra të bukura. Ne bëmë një 75 minutësh në gjysmëfushën e Vllaznisë. Kishim shumë raste përpara me portierin.
Na mungoi finalizimi. Kemi pasur shumë raste, ky është futbolli. Besoj se kemi qenë shumë më lart. U thashë futbollistëve që bënë shumë mirë. Të mbash Vllaznisë 75 minuta në gjysmëfushën e saj është një mrekulli. Akoma nuk ishim futur në lojë, në fillim. Përvec 10-15 minutave të para, e gjithë ndeshja foli për ne.
Nuk flas dot për detajet e taktikës. Shumë e thjeshtë është që dy fashot e Vllaznisë ishin lart. Në 15 minutat e para ishin gabimet tona që nuk nxirrnim dot topin edhe pse kishte hapësira. Në pjesën e dytë e rregulloi pozicionin Berisha. Ai ka qenë lojtari që merrte më shumë topa, për të nisur sulmin e shpejtë.
Bregu në krahun e djathtë? Strategji në raport me kundërshtarin. Sot nuk ishte mirë Nani, s’ishte në dispozicion. Ai është një fortë e mirë në atë zonë. I vetmi që mund ta mbulonte duke shkuar drejt llogjikës, duke i dhënë lëvizshmëri, është Bregu. Ai dilte edhe 9 flas, por edhe si 10-sh. Ndërrimi i Guindos, i shpejtë? Ishte ndërrim i detyruar”, tha Daja.


