
Egnatia do të nisë rrugëtimin europian mbrëmjen e nesërme. Klubi rrogozhinas do të përballet me Breidablik në orën 21:00 të mbrëmjes në “Arena Egnatia”.
Në prag të nisjes së “ëndrrës” Champions League, trajneri Edlir Tetova ka publikuar dhe listën e futbollistëve që ka grumbulluar në kualifikuese.
Vihet se mungesa e Redi Kasës, François Dulysse dhe Renato Malotës. Ky i fundit vijon të jetë i dëmtuar. Ndërsa transferimi i ri, Ildi Gruda është grumbulluar nga rrogozhinasit.
Lista e plotë e Egnatias për kualifikueset e Champions League:
Portierë: Dajsinani, Kuka
Mbrojtës: Duka, Alijev, Poçi, Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj
Mesfushorë: Aleksi, Fernando, Uotlai, Lushkja, Ujka, Ruçi
Sulmues: Bakajoko, Leo Melo, Selmani, Jahaja, Gruda, Guindo