
Aristidi Kolaj
Aristidi Kola ishte një nga lojtarët që do t’iu bashkohej kampionëve të Superiores. Drejtuesit e Egnatias dhe lojtarin kishin arritur marrëveshje paraprake për transferimin në Rrogozhinë, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Ky kalim ka dështuar, teksa lojtari ka zgjedhur edhe skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën e tij. Mësohet se 25-vjeçari ka fimosur në Itali me skuadrën e Crotone.
Kola në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 dhe kartoni i tij zotërohet nga Pescara. Crotone dhe Pescara kanë arritur marrëveshjen për huazimin e lojtarit, i cili në këtë mënyrë nis aventurën e re në Serie C.
Poll