
Çështja e ankandit të Tiranës është tema kryesore në futbollin shqiptar në javën e fundit. Vendimi i Gjykatës ditën e sotme pezulloi ankandin duke lënë klubin në pronësinë e Refik Halilit. Pavarësisht çështjeve administrative, bardheblutë duhet të jenë të fokusuar në ndeshjen e sotme me Kukësin ku duhet përmbysja për të kapur finalen.
Gazetari i njohur, Pano Xhixho, në studion e emisionit Skaner, u shpreh në prag të sfidës se lojtarët dhe tifozët duhet të jenë pranë klubit në këtë situatë delikate.
“Ai vendimi i sotëm është bonus psikologjik për skuadrën aktualisht. Presidenti Halili ka marrë kohën e mjaftueshme për të zgjidhur çështjen administrative. Tani lojtarët duhet të japin maksimumin edhe për t’i qënë pranë presidentit.
Edhe tifozët e Tiranës, Fanatics, ashtu siç kanë prezent më parë për çështjet e presidentit Halili, mendoj se duhet të jenë edhe sot për këtë situatë. Nuk i shikoj të ishin aq sa mendoja, Tirana ka bërë një sakrificë për të shtyrë ndeshjen në 18:00 për të patur sa më shumë tifozë. Duhet ndihma e tyre pasi rezultati 0-2 është i vështirë për t’u përmbysur. Edhe Kukësi luan ndeshjen e sezonit përballë Tiranës”, tha Xhixho.