Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Vllaznia kualifikohet në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kualifikohet në raundin e dytë të UEFA Women’s
Vllaznia e vajzave

Vllaznia e vajzave vijon rrugëtimin europian, duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Shkodranet mposhtën me rezultatin 2-0 ekipin ukrainas të Kolos Kovalivka, në një ndeshje të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, duke konfirmuar edhe një herë forcën e tyre në skenën europiane.

Golat për ekipin e Vllaznisë u realizuan nga Megi Doçi në minutën e 63-të dhe Teresa Deda në minutën e 87-të.

Skuadra shkodrane triumfoi në të dyja përballjet e raundit të parë dhe tashmë pret të njohë kundërshtarin e radhës, në shortin që do të hidhet të premten.

Ndeshja Kolos Kovalivka – Vllaznia do të luhej në Ukrainë por për shkak të situatës në këtë vend, takimet e vlefshme për kompeticionet europiane luhen jashtë vendit. Mes dy ekipeve ka pasur dakordësi që edhe ndeshja e kthimit të luhej në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në krahun tjetër, Partizani i vajzave u mund me rezultatin 3-0 nga Spartak Subotica dhe mbyll këtu aventurën europiane.

UEFA Women’s Europa Cup është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i UEFA-s për klube vajzash në Europë, që nisi këtë sezon me synimin për t’u dhënë më shumë mundësi ekipeve të vajzave dhe për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në arenën ndërkombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu