
Partizani i vajzave luajti sot ndeshjen e parë në UEFA Women’s Europa Cup ndaj Spartak Subotica. Në stadiumin “Niko Dovana”, ekipi serb fitoi me rezultatin 0-5.
Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Hyska (GK), Coka, Dedgjonaj (C), G. Berisha, Rushaj, Mema, Baftia, Bushati, Gashi, L. Gashi, Musaj.
Spartak Subotica zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë me golin e Smith. Smith shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, ndërsa Vranic realizoi golin e tretë në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë, Smith dhe Kim shënuan dy gola të tjerë, dhe sfida u mbyll me rezultatin 0-5 për Spartak Subotica.
Ndeshja e kthimit, Spartak Subotica – Partizani, do të luhet më 17 shtator, në orën 18:00.