
Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli me humbje edicionin aktual të UEFA Nations League, duke u mundur me rezultatin 1-2 nga Çekia, në ndeshjen e fundit të Grupit 4 në Ligën B.
Goli i vetëm për vajzat kuqezi u shënua nga Fortesa Berisha në minutën e 48-të pas një asisti nga Qendresa Krasniqi.
Trajneri Grima hodhi në fushë formacionin:Hyska (GK), Curraj, Hilaj, Bajraktari, Hamonikaj, Zarka, Franja, Doçi, Berisha, Maksuti, Krasniqi.
Që në minutat e para, Shqipëria u shfaq mjaft kërkuese, duke synuar avantazhin dhe gjithçka u shpërblye në fundin e pjesës së parë me golin e realizuar nga Fortesa Berisha. Në pjesën e dytë, çeket përmbysën gjithçka duke shënuar dy gola, ndër to një autogol i portieres Hyska.
Sfida u mbyll me rezultatin 1-2 për Çekinë. Kjo ishte ndeshja e fundit për Shqipërinë në këtë edicion të Nations League, të cilin e mbyll në vendin e tretë në grup, me 6 pikë të grumbulluara.
Pavarësisht rezultatit, Shqipëria e mbyll këtë edicion në vendin e tretë në grup me 6 pikë, një pozicion që i garanton vajzave kuqezi qëndrimin në Ligën B, si skuadra e tretë më e mirë në këtë ligë.