Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 3-0 ndaj Lihtenshtejnit dhe e mbyll grupin në vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 3-0 ndaj
©FSHF Kombëtarja e vajzave

Kombëtarja U-19 e vajzave fitoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin B5 të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” dhe Shqipëria triumfoi me golat e Dilajda Leka, Klesta Ago dhe Albana Malaj.

Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Mone (GK), Rushaj, Nika, Kadiolli, Bajramaj, Ago (C), Bushati, Malaj, Qose, Reci, Leka

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Shqipërinë që kishte kontrollin e lojës dhe krijoi disa raste të mira për shënim, por pa arritur konkretizimin.

Në pjesën e dytë, vajzat e rritën ritmin dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 47-të me Lekën.

Në minutën e 80-të, Shqipëria dyfishoi shifrat me Klesta Agon, ndërsa në minutën e 86-të Malaj shënoi golin e tretë duke vulosur fitoren 3-0.

Me këtë rezultat, Shqipëria e mbyll grupin në vendin e dytë me 4 pikë. Turqia renditet e para me 9 pikë, Mali i Zi i treti gjithashtu me 4 pikë, ndërsa Lihtenshtejni mbyll renditjen me 0 pikë.

Ndeshjet e grupit B5 u luajtën në Shqipëri, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 3-0 ndaj
 
Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria fiton 3-0 ndaj
 

 

Poll

Lexo gjithashtu