Java e 17-të e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë. Kjo javë nis me sfidën Egnatia – Lushnja, që do të luhet më 1 maj në ora 11:00. Të shtunën do të luhet ndeshja Gramshi – Partizani në ora 17:00. Dy sfidat e tjera janë programuar të zhvillohen ditën e diel.
Ndeshja Apolonia – Kinostudio do të luhet të dielën në ora 10:00 ndërsa përballja e fundit e javës së 17-të dhe ajo më interesantja do të luhet në Durrës në ora 17:00 mes Teutës dhe Vllaznisë.
Katër skuadrat që janë kualifikuar në fazën “Final 4” janë përcaktuar, teksa dy javët e fundit mbeten të rëndësishme për renditjen, e cila përcakton ndarjen në vazo. Vendi i parë dhe i dytë do të vendosen në vazon e parë, ndërsa vendi i tretë dhe i katërt në të dytën. Shorti për “Final 4” do të hidhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.
Kategoria Superiore për vajza – Java 17
E premte, më 1 maj
Egnatia-Lushnja 11:00
E shtunë, më 2 maj
Gramshi-Partizani 17:00
E diel, më 3 maj
Apolonia-Kinostudio 10:00
Teuta-Vllaznia 17:00
