Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

FEMRAT

Java e gjashtë e kampionatit të vajzave, spikat takimi Partizani – Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Java e gjashtë e kampionatit të vajzave, spikat takimi Partizani
Vllaznia - Partizani, vajza

Java e gjashtë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në tre ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën. Sfida e parë do të luhet sot, në orën 14:30. Laçi do të përballet me Tiranën në kompleksin sportiv “Zmijani”.

Të shtunën do të luhen tre ndeshje. Apolonia – Lushnja do të zhvillohet në orën 10:00, në Fier. Dy takimet e tjera do të luhen në orën 13:00. Teuta do të përballet me Gramshin, ndërsa Egnatia me Kinostudion.

Java e gjashtë e kampionatit të futbollit të vajzave do të mbyllet të dielën me supersfidën Partizani – Vllaznia. Ky takim do të luhet në orën 13:00, në stadiumin “Arena e Demave”.

Java e gjashtë e kampionatit të vajzave, spikat takimi Partizani
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7