
Trajneri i Vllaznisë së vajzave, Nikolin Leka ka reaguar pas eliminimit të klubit shkodranë nga Champions League, teksa u mposhtën me shifrat 1-2 nga Dinamo e Minsk. Leka, madje akuzoi rivalët se luajtën pisët, “skenarë” që ai nuk e kishte parashikuar:
“E kishim përgatitur ndeshjen ti bënim presion kundërshtarit, por 2-3 vajza nuk u përgjigjën mirë në pjesë e parë. Në fraksionin e dytë të lojës kishim mundësitë tona, e vendosëm kundërshtarin përpara. Golat që pësuam erdhën prej gabimeve individuale, shkak i vendosjes në mënyrë të gabuar. Nuk e meritonim këtë humbje. Ndiej keqardhje të madhe. Në pjesë e parë nuk funksionojë mefusha.
U munduam të ndreqnim diçka në pjesë e dytë. Në këtë segment loje, morëm edhe frena e lojës në dorë, sidomos 25 minutat e fundit. Nëse do ishte bërë goli pak më shpejtë do kishim më shumë shanse. Dinamo Minsk nuk ishte aspak më e fortë se ne. Mund të them se skuadra nga Minsk ishte ekip i pisët, sesa i fortë.
Këtë gjë e pamë, ku ata vonuan lojën në shumë minuta. Gjithesesi, rivali fitoi. Sigurisht që arbitri ndikoi. Dha pak minuta shtesë. Ky eliminim ndikon në objektivat e ekipit, por kemi edhe një ndeshje tjetër dhe duhet t’a fitojmë për të qendruar në Europa League”.