Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

CHAMPIONS/ “Dramë” dhe 3 gola në “Loro Boriçi”, Vllaznia e pafat

Shkruar nga NEWSPORT
CHAMPIONS/ “Dramë” dhe 3 gola në “Loro
VLLAZNIA

Është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës dueli mes vajzave të Vllaznisë dhe Dinamo Minsk, e përfunduar 2-1 për bjellorueset.

Ky takim ishte i vlefshëm për raundet fillestare të Champions League. Vllaznia zbriti në fushë nën “petkun” e kampiones së Shqipërisë, por nuk ia doli përball tifozerisë së saj. Goli e parë të ndeshjes e shënoi Tikhomirova (Dinamo Minsk) në minutën e 44’ (0-1).

Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë. Pak minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës erdhi edhe goli i radhës për ekipin nga Minsk me Pilipenko (54’). Gjithsesi, vajzat shkodrane nuk e humbën “fillin” dhe vazhduan të këmbëngulnin në fazën ofensive.

U shpërblyen me gol në minutën e 88 përmes Bajraktarit, por kaq. Nuk mundën të barazonin shifrat, çka do të thotë edhe eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube në futbollin e vajzave.    

Poll

Lexo gjithashtu