Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Apolonia – Egnatia, finalja e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza

Shkruar nga NEWSPORT
Apolonia – Egnatia, finalja e edicionit të 16-të të
Kupa së Shqipërisë për vajza

Apolonia dhe Egnatia do të përballen në finalen e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë për vajza. Të dyja skuadrat siguruan biletën për në finalen e madhe pas fitoreve bindëse në ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni.

Në ndeshjet e kthimit, Apolonia fitoi me rezultatin 6-0 ndaj Kinostudios, ndërsa Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.

Apolonia vjen në finale si kampionia në fuqi e këtij kompeticioni ndërsa Egnatia shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë të ditur në javët në vijim datën dhe vendin ku do të zhvillohet kjo finale.

Rezultatet e gjysmëfinaleve:

Egnatia – Tirana 4-1 / Tirana – Egnatia 0-3

Kinostudio – Apolonia 0-4 / Apolonia – Kinostudio 6-0

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga