
Është luajtur sot ndeshja e fundit e javës së 25-të midis Teutës dhe Vllaznisë. Shkodranët arritën të fitonin me rezultatin 2-3 . Kjo fitore shpall zyrtarisht Vllazninë kampione të moshave dy javë përpara fundit të kampionatit. Humbja e Bylist ndaj Egnatias me rezultatin 3-2 bëri që kuqeblutë të shkonin në +7 pikë nga ndjeksit.
Nga ana tjetër bie në sy humbja e Tiranës ndaj Korabit. Kryeqytetasit tashmë e shikojnë vetën në vendin e 9-të në kuotën e 18 pike po aq sa Kukësi i vendit të 8-të që barazoi 2-2 ndaj Partizanit.
Fitore me vlerë ka marrë edhe Dinamo ndaj Apolonisë duke iu larguar përkohësisht zonës së ftohtë. Tashmë nëndetësja e shikon veten në vendin e 6-të në kuotën e 19 pikëve po aq sa Korabi i vendit të 7-të.
Rezultatet e plota:
09.05.2023
FK Kukësi 2-2 KF Partizani
KF Tirana 2-3 Ks Korabi
11.05.2023
FC Dinamo 4-0 FK Apolonia
KF Egnatia 3-2 KF Bylis
12.05.2023
KF Teuta 2-3 KF Vllaznia