Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Skënderbeut shfaqet me Gjergji Muzakën, ç’po “kurdiset” në Korçë?

Shkruar nga NEWSPORT

Ivan Gvozdenoviç ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me Gjergji Muzakën. Trajneri i Skënderbeut ka trazuar rrjetin me këtë fotografi, ku ende nuk dihet se pse ish mesfushori gjendet në Korçë.

Prej vitesh larg futbollit, por afër sportit në nivel drejtuesi në bashki, Muzaka shfaqet i qeshur me “timonierin” që arriti të krijonte një skuadër simpatike.

A është pjesë e ndonjë projekti te Skënderbeu në rol drejtuesi apo thjeshtë një vizitë miqësore pikërisht në klubin ku kryeqytetasi kaloi ditë të bukura. Pritet të shihet se çdo të ndodhë te bardhekuqtë ku shpresohet një amnisti nga UEFA për dënimin.

[caption id="attachment_698860" align="alignnone" width="697"]Postimi i Gvozdenovic Postimi i Gvozdenovic[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga