
Ivan Gvozdenoviç bëri të pabesueshmen me Skënderbeun. Në drejtimin e tij, trajneri i njohur arriti të rikthente korçarët në Superiore duke mos marrë asnjë humbje. Dje, bardhekuqtë mposhtën Turbinën në transfertë me rezultatin 4-0. Një triumf që i siguroi matematikisht rikthimin mes më të mirëve.
Suksesi më i madh padyshim është për Gvozdenoviç, i cili arriti të koleksionte 9 fitore dhe 5 barazime me skuadrën e Skënderbeut. Pas ndeshjes me Turbinën në sytë e tij u panë lot. Arsyeja? Ai priste një telefonatë, por që nuk do t’i vinte kurrë.
Babai i tij mbylli sytë përgjithmonë ditë më parë. Një nga mbështetësit e tij Ivanit më të mëdhenj si lojtar, por edhe trajner, nuk arriti të shihte këtë sukses të radhës të djalit të tij. “Shpirti i tij është atje lart”, deklaroi Gvozdenoviç pas triumfit me Turbinën.