
Chis Froome ka hedhur një hap drejt titullit të Turit të Francës. Britaniku i skuadrës Sky, arriti të triumfonte në etapën e kronometrit individual që ishte e gjatë 17 km, nga Sallanches në Megevë.
Tre etapa nga fundi Froome u shkëput nga rivalët e tij duke i lënë pas 1 minutë e 25 sekonda.
Kjo ishte fitorja e dytë e kapitenit të skuadrës Sky në këtë kompeticion. Pas tij u rënditën Tom Dumoulin me 33 sekonda më shumë se Froome dhe italiani Fabio Aru.
Poll