Rolando Maran
Sot është një ditë e veçantë për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Rolando Maran. Pikërisht sot, tekniku italian feston ditëlindjen e tij të 63-të, e para si trajner i Shqipërisë.
Sigurisht që një urim publik nuk mund të mungonte as nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Edhe 100 vite të lumtura mister Rolando Maran”, shkruan FSHF në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Maran nuk e nisi mirë eksperiencën te Kombëtarja, me dy humbje në dy ndeshjet e para miqësore. Mirëpo, gjithçka pritet të shihet në Nations League, ku do të vërehet edhe filozofia e trajnerit të ri, i cili nuk kishte as kohën e mjaftueshme para miqësoreve.
Urimi i FSHF për trajnerin Rolando Maran
Poll
