Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ditë feste në kampin kuqezi, FSHF mesazh të veçantë dy futbollistëve të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë feste në kampin kuqezi, FSHF mesazh të veçantë
Kombëtarja shqiptare

Dita e sotme ka nisur në mënyrë krejt të veçantë për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Enea Mihajn dhe Nazmi Gripshin.

Të dy futbollistët kuqezi festojnë ditëlindjen dhe për ta bërë ditën e tyre akoma dhe më të bukur ka menduar vetë Federata shqiptar e Futbollit përmes postimeve në rrjetet sociale, bashkangjitur me urimet.

Si Mihaj, ashtu edhe Gripshi ishin të dy pjesë e listës së Shqipërisë në dy ndeshjet miqësore, në kuadër të debutimit të trajnerit të ri Rolando Maran, por mesfushori u detyrua të largohej nga grumbullimi për shkak dëmtimi.

Megjithatë, lojtarët konsiderohen pjesë e projektit të italianit për ndeshjet e ardhshme në shtator, që përkojnë me kualifikueset e Nations League.

Ditë feste në kampin kuqezi, FSHF mesazh të veçantë
Urimi i FSHF-së për Enea Mihaj
Ditë feste në kampin kuqezi, FSHF mesazh të veçantë
Urimi i FSHF-së për Nazmi Gripshin

 

Poll

Lexo gjithashtu