Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ Raste pafund, por mungon efikasiteti në portë! Shqipëria i mbyll me humbje miqësoret e qershorit, mposhtet edhe nga Luksemburgu

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Raste pafund, por mungon efikasiteti në portë! Shqipëria i
Shqipëri - Luksemburg

Shqipëria është mposhtur në miqësoren e dytë, këtë herë përballë Luksemburgut. Sfida e zhvilluar në stadiumin "Air Albania" përfundoi në shifrat 0-1 në favor të miqve.

Përtej përpjekjeve të shumta nga skuadra, lojtarët nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë, duke u "neutralizuar" nga portieri Pereira. Miqtë u mjaftuan me golin e Sinanit i cili shënoi që në pjesën e parë në të 8-tën minutë, i cili vulosi edhe fatin e kësaj përballje.

Me këtë rezultat, Kombëtarja e mbyll me humbje muajin qershor, pasi fillimisht pësuan disfatë në sfidën e parë përballë Izraelit, e zhvilluar po në këtë stadium. 

 

Shqipëri 0-1 Luksemburg (Sinani 8')

Miqësore
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Genc Nuza

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA (4-3-3): : Sherri; Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Bajrami, Uzuni, Hoxha. Trajner: Rolando Maran.
LUKSEMBURGU (4-2-2): Pereira; Jans, Korac, Carlson, Pinto, Thill, Martins, Moreira, Dardari, Duarte, Sinani. Trajner: Jeff Strasser. 

 

NDESHJA:

Mbyllet sfida, Shqipëri 0-1 Luksemburg. 

72' Krosim në zonë dhe Seferi tenton me kokë, portieri pret gjuajtjen. 

57' Asllani tenton të pamundurën nga distanca, por topi shkon jashtë. 

49' Uzuni merr një top të mirë nga Ajeti, por goditja e tij përfundon në rrjetën e jashtme. Gjithsesi, pozicion i parregullt që në nisje të aksionit.

Nis pjesa e dytë me zëvendësime nga Shqipëria, hyjnë në fushë Taulant Seferi, Juljan Shehu dhe Arlind Ajeti. 

Mbyllet pjesa e parë. 

Akordohen dy minuta shtesë.

40' Bajrami kroson nga goditja e këndit, rrëmuja në zonë nuk shfrytëzohet. 

18' Asllani provon nga distanca me një goditje potente, portieri neutralizon përpjekjen.

 

8' Luksemburgu kalon në avantazh, shënon Sinani. 

6' Tenton Laçi, por topi kalon ngjitur me shtyllën, asnjë shqetësim për portierin e miqve. 

1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis Shqipëri – Luksemburg.

 

Poll

Lexo gjithashtu