Kombëtarja shqiptare në Varshavë
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Varshavë. Nisja u bë mëngjesin e sotëm nga “Aeroporti Nënë Tereza”, teksa avioni i kuqezinjve ka zbarkuar pak çaste më parë në kryeqytetin polak.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar videon e momentit, kur stafi i Kombëtares dhe futbollistët, prekin tokën polake. Fokus maksimal dhe qetësi, kjo shihet qartë në fytyrat e tyre.
Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushëm mbrëmjen e nesërme, 26 mars përballë Polonisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, do të nisë prej orës 20:45.
Poll
