FSHF
FSHF informon se organizimi i Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në kuadër të ndeshjes Play-Off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë, anulohet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që priten në Tiranë.
Kjo masë është marrë me qëllim sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve. FSHF falënderon tifozët për mirëkuptimin.
Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare kërkon fitoren e domosdoshme, për të vazhduar ëndrrën drejt Botërorit. Në rast triumfi, Shqipëria do të përballet më 31 mars, me fituesin e çiftit Suedi – Ukrainë.
Poll
