Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbjen epokën “Maran”, duke u mposhtur nga Izraeli në miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur edhe Arbër Hoxha.
“Kjo është mënyra se si trajner do të luajë. Besoj që sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim as fat te goli. Krijuam raste, por nuk shënuam. U paraqitëm mirë, Izraeli nuk kishte raste shumë, na dënoi me një kundërsulm, normal që dhemb.
E ardhmja? Momentalisht jam i fokusuar këtu. Nuk e kam në mendje transferimin, jam mirë edhe te Dinamo e Zagrebit. Nëse është kismeti për të bërë një lëvizje këtë verë, do ta bëj. Nuk jam në dijeni për asgjë. Tifoz në Botëror? Me Kroacinë (qesh)”, tha Hoxha.
