Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te
Sylvinho, Rolando Maran dhe Giovanni De Biasi

Trajneri italian Rolando Maran debutoi me humbje te Kombëtarja kundër Izraelit, miqësore e mbajtur në mes të Tiranës, duke mos  lënë “gjurmë” që në fillim, e pasuar me humbjen 0 – 1.

Por nëse i referohemi të shkuarës, kjo disfatë është “ogur” pozitiv. Arsyeja?! Ish-trajneri Giovanni De Biasi, ishte një tjetër italian që debutoi me humbje te Kombëtarja më 29 shkurt të 2012, ku Shqipëria u mposht 1 – 2 në transfertë ndaj Gjeorgjisë.

Të njëjtin fati pati edhe Sylvinho. “Timonieri” brazilian e bëri “sefet” me humbje te kuqezinjtë jashtë karshi Polonisë, 0 – 1. Si De Biasi, ashtu edhe Sylvinho, janë të vetmit trajner që i kualifikuan kuqezinjtë në një kompeticion madhor (EURO 2016 dhe EURO 2024). Mbetet për t’u parë nëse debutimi me humbje për Maran do të ketë rrugëtim të ngjashëm, apo thjesht rastësi.   

Poll

Lexo gjithashtu