Nuk ka fitues në përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që janë ndalur sonte në barazim pa gola në “Air Albania”. Djemtë kuqezi nuk arritën dot të arrinin të realizonin sonte.
Mundësia më e mirë e kësaj përballjeje ishte padyshim ajo e Rey Manajt në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë. Por sulmuesi i Sivasspor nuk arriti dot të ndëshkonte Serbinë.
Manaj gaboi duke ia pritur penalltinë Petrovic. Shqipëria aktualisht pozicionohet në vendin e dytë të Grupit K me 4 pikë në 3 ndeshje, ndërsa serbët në vendin e parafundit me një pikë dhe po kaq ndeshje.
Shqipëri 0 – 0 Serbi
63’ Dalin Manaj dhe Hoxha, në fushë Daku dhe Bajrami
46’ Starton pjesa e dytë
45+1’ Rey Manaj gabon shansin e artë nga penalltia
20’ Vlahovic provon nga goditja e dënimit, pranë portës
19’ Gjimshiti gjithashtu ndëshkohet me të verdhë, rast i mirë për serbët tashmë
17’ Kartoni i parë i verdhë për Serbinë, ndëshkohet Pavlovic
11’ Goditje potente e Mitaj, por reagon Petrovic
8’ Tifozët hedhin gota plastike në fushë ndaj serbëve
1’ Nis përballja
FORMACIONET ZYRTARE:

Stadiumi: “Air Albania”
Arbirër: Davide Massa