Është zhvilluar pasditen e sotme, sfida e 6-të e vlefshme për javën e parë të kampionatit rus, mes Lokomotivës së Moskës dhe Akhmat Grozny, aty ku aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësi Klisman Cake dhe sulmuesi Erald Maksuti.
Pikërisht ky i fundit është bërë protagonist falë një eurogoli të shënuar në minutën e 83-të, pasi hyri në fushë nga stoli në pjesën e dytë.
Pas një aksioni që qarkullon në zonën e vendasve, aty gjendet pikërisht ish-i i Flamurtarit i cili lëshon një predhë të menjëhershme duke lënë të pashpresë portierin vendas, për t’i dhënë të tijëve një pikë në barazimin 1-1. .
Me këtë barazim, të dyja skuadrat mbajnë respektivisht vendin e 5-të dhe të 6-të.
Goli i Erald Maksutit
