Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ I lënë në “harresë” te Shqipëria, ish-sulmuesi i Superligës i shënon gol gjigantëve belg dhe feston me shqiponjë para serbëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I lënë në “harresë” te Shqipëria,
Arbnor Muja

Po luhet java e 17-të në Jupiler Pro League të Belgjikës, teksa St.Truiden po fiton 3 – 2 ndaj Club Brugge. Në minutën e 21 të ndeshjes, sulmuesi shqiptar Arbnor Muja gjeti golin e barazimit të përkohshëm 1 – 1, pas gabimit në prapavijën mike.

Ai festoi me shqiponjë ndaj tifozëve që gjendeshin në tribunën sipër të miqëve, teksa aty shfaqej një flamur i madh i Serbisë.

Ky është goli i 2 në 3 ndeshjet e fundit për Mujën te St.Truiden, formë fantastike. Gjatë merkatos së verës, 27-vjeçari u largua me formulë huazimi nga Superliga turke, konkrektisht prej Samsunspor.

Me Kombëtaren, Muja numëron 5 ndeshje, ndërsa precedenti i fundit i takon 17 nëntorit të 2023, Moldavi – Shqipëri, e përfunduar 1 – 1.    

    

Poll

Lexo gjithashtu