Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ernest Muçi dhuron “perlën” e radhës, lojtarët e Trabzonspor vendosin duart në kokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ernest Muçi dhuron “perlën” e radhës,
Shtylla e goditur nga Ernest Muçi pas goditjes së dënimit

Edhe pse sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi dha “shpirtin në fushë” me fanelën e Trabzonspor kundër Fenerbahces në Superligën turke, ekipi i tij nuk ia doli të marrë pikë, duke u mposhtur 2 – 3.

Në minutën e 6-të, shqiptari hapi serinë e golave, finalizim për t’u patur zili. Ernest Muçi në minutën e 37-të, ishte i “pafat”. Nga distanca e konsiderueshme, 24-vjeçari mori përsipër për të ekzekutuar goditjen e dënimit.

Jo vetëm kaq, por goditja e tij u ndal vetëm nga shtylla tranversale, teksa lojtarët e Trabzonspor vendosën duart në kokë, duke mos iu besuar syve.

Nëse rasti i mësipërm do kishte përfunduar në rrjetë, do të rezultonte “kryevepër”, por që fati nuk ishte me shqiptarin. Përgjatë 22 prezencave me Trabzonspor në Superligën turke dhe Kupë këtë sezon, Muçi ka 13 gola dhe 2 asiste.

 

       

Poll

Lexo gjithashtu