Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ Sylvinho dhe Shqipëria në “panik”, trajneri i Burnley PËRJASHTON Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Sylvinho dhe Shqipëria në “panik”, trajneri i
Armando Broja dhe Scott Parker

Skuadra e Burnley ka marrë fitore shumë të rëndësishme kundër Crystal Palace në transfertë me shifrat 3 – 2. Për ekipin e Scott Parker, kjo fitore ishte thyerja e trendit nga rezultatet negative në Premier League.

Por detaji që ka bërë më shumë habi është vendimi i trajnerit Parker, përjashtimi i sulmuesit të Shqipërisë Armando Broja për këtë ndeshje.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi kaq drastik. Jo vetëm që 25-vjeçari shqiptar nuk ishte në fushë, por as në stolin e rezervave.

Situata në fjalë është një lajm shumë i keq për Kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho, ndërkohë që ndeshja e Shqipërisë përballë Polonisë po afron (26 mars në Varshavë), e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.      

Poll

Lexo gjithashtu