12 dhjetori i vitit të kaluar, rezultoi ditë e “mallkuar” për mesfushorin shqiptar të Lecce-s Medon Berisha. Vetëm 11 minuta rezistoi në ndeshjen Lecce – Pisa, teksa 22-vjeçari mori dëmtim të rëndë, aq sa u nevojit largim me barelë nga fusha.
Pas analizave, u përcaktua se Medon Berisha kishte një këputje të shkallës së dytë të muskulit “rectus femoris” në kofshën e djathtë. U parashikua që mesfushori kuqezi do të mungonte 5 javë, por kanë kaluar 2 muaj dhe jo ndonjë progres i rëndësishëm.
Nuk ka një datë të saktë rikthim, ndërsa ka filluar stërvitjen individuale. Në 13 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Lecce-n, Berisha ka 2 gola dhe 3 asiste, protagonist goli.
Për trajnerin Sylvinho, rikuperimi i ngadalë i 22-vjeçarit, sikurse rreziku i humbjes së formës, do të thotë një opsion më pak për sfidën kundër Polonisë në fazën “Play-Off”, Kupa e Botës.
