Goli i Jurgen Bardhi
Ndeshja e javës së 25-të në Ligën e Parë të Turqisë mes Igdir FK dhe Umraniyespor është ndarë në barazimin 1 – 1. Ish-mesfushori i Partizanit Jurgen Bardhi, tashmë pjesë e Umraniyespor, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të.
Për 28-vjeçarin, ky është goli i 4-të në kampionat, në 21 prezenca, ndërsa i mungonte finalizimi prej 2 muajësh.
Bardhi ka fituar Superioren me Partizanin në sezonin 2018-2019, sikurse Kupën e Shqipërisë në 2019-2020. Kartoni i lojtarit nga Fushë-Kruja përkon me 500 mijë euro sipas “Transfermarkt”.
Poll
