Raportimet e fundit që vijnë nga Turqia janë vërtetë “bombastike”. Konkretisht “duhuliye”, shkruan se disa vëzhgues të udhëzuar nga dy ekipe nga Anglia do të jetë të pranishëm në ndeshjen Trabzonspor – Fenerbahce, e cila do të mbahet të shtunën.
“Sebepi” ka të bëjë me sulmuesin e Shqipërisë Ernest Muçi. Forma e jashtëzakonshme e 24-vjeçarit ka bërë “zhurmë” deri në Angli. Nuk bëhet e ditur emra e klubeve nga Ishulli, por “sinjalet” janë të qarta se Muçin është i “madh” për klube si Trabzonspor dhe largimi do të jetë çështje kohe deri në merkaton e verës.
Gjatë këtij sezoni, ish-sulmuesi i Tiranës ka shënuar 12 gola dhe 2 asiste në 21 ndeshje. Për informacion, kartoni i Ernest Muçit i përket ende klubit të Besiktas, ndërsa te Trabzonspor është me “formulë” huazimi deri në verën e 2026-ës.
