Jasir Asani - Nedim Bajrami
Kombëtarja shqiptare ndodhet në Valencia, duke zhvilluar stërvitjen në kuadër të miqësores me Ukrainën. Humbja me Poloninë nuk është lënë pas “me zemër”, por fokusi tashmë është tek ndeshja e radhës.
Jasir Asani ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga seanca stërvitore, ku shfaqet krah Nedim Bajramit. Ky i fundit nuk ka reaguar ende pas humbjes në Varshavë, pasi humbi një rast të pastër goli, gjë që solli edhe revoltimin e tifozëve, të cilët e “kryqëzuan” në rrjetet sociale, tetovarin.
Por, Bajrami duket i fokusuar në ndeshjen tjetër, i cili po stërvitet krah Asanit. Kujtojmë që sfida që do të zhvillohet po në Valencia më 31 mars, do të startojë në orën 20:45.
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami në stërvitje
Galeria fotografike ()
Poll
