 
Qazim Laci - Indrit Tuci
Indrit Tuci nuk do të jetë më futbollist i Sparta Prague. Shqiptari ka mbyllur aventurën e tij me cekët për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij futbollistike.
24-vjeçari është transferuar te Kayserispor, skuadër që luan në Superligën turke. Një lëvizje surprizë nga Tuci, i cili vendos të transferohet në Turqi.
Lezhjani pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim, teksa mbetet të mësohet edhe detajet e këtij transferimi. Kujtomë se Tuci përveç Sparta Prague në karrierën e tij futbollistike ka luajtur edhe me Nk Lokomotiva.
 
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       