Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kampionati shqiptar një “minierë ari” për Sylvinhon, trajneri i Kombëtares NUK KURSEN as lojtarin e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati shqiptar një “minierë ari” për Sylvinhon,
Sylvinho-Ledjo Tresa

Trajneri Sylvinho është përballur me mungesa të rëndësishme në seancën e parë stërvitore që kuqezinjtë zhvilluan në tokën e “Shtëpisë së Futbollit” pasi bëri publike listën me lojtarët që do të udhëtojnë drejt Varshavës për përballjen e rëndësishme me Poloninë, të vlefshme për gjysmëfinalen e play-off.

Myrto Uzuni, Ylber Ramadani dhe Nazmi Gripshi nuk ia dolën dot të merrnin pjesë në këtë seancë, ndërsa tekniku i Kombëtares zgjodhi që të ftojë emra të rinj që i përkasin kampionatit shqiptar, madje duke shkuar edhe në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për futbollistin e skuadrës së Laçit, Ledjo Tresa i cili mbulon pozicionin e anësorit të djathtë. Një sinjal pozitiv që tregon se Sylvinho nuk është mjaftuar me vëzhgimet në arenën ndërkombëtare, por ka kthyer sytë dhe tek lojtarët që mund t’i ofrojnë karakteristika të ndryshme në nivelet e klubeve ku aktivizohen në Shqipëri.

Përpos Tresës, kujtojmë se braziliani bëri pjesë të stërvitjes dhe lojtarë të Superiores si Aliji, Farruku, Ismajli, Gjini, Pusi, Jazxhi, Maçolli dhe Totoshi.

Poll

Lexo gjithashtu