Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF merr pjesë në Panairin e Punës 2026, prezanton mundësitë e karrierës për të rinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF merr pjesë në Panairin e Punës 2026, prezanton
FSHF, Panairi i Punës 2026

Federata e Futbollit mori pjesë në Panairin e Punës 2026, të organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, në bashkëpunim me FGJH, një aktivitet i rëndësishëm i dedikuar orientimit dhe zhvillimit profesional të studentëve, duke ofruar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe punësimi për të rinjtë.

Gjatë këtij eventi, përfaqësues të FSHF-së zhvilluan takime dhe diskutime me studentë nga fusha të ndryshme, me fokus të veçantë tek ata të gjuhëve të huaja, gazetarisë, marrëdhënieve me publikun dhe marketingut. Studentët e gjuhëve të huaja u njohën me mundësitë për t’u angazhuar në Departamentin e Projekteve, duke kontribuar në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve ndërkombëtare.

Ndërkohë, studentët e gazetarisë, marrëdhënieve me publikun dhe marketingut u informuan mbi mundësitë e përfshirjes në Departamentin e Marketingut, Departamenti i Komunikimit & FSHF TV, duke fituar eksperiencë praktike në komunikim, promovim dhe mbulim të aktiviteteve të futbollit.

Pjesëmarrja e FSHF-së në këtë panair konfirmon angazhimin e institucionit për të mbështetur zhvillimin e të rinjve dhe për të krijuar ura lidhëse mes arsimit dhe tregut të punës.

Poll

Lexo gjithashtu