Emanuela Rusta
Wolfsburg dhe Olympique Lyon do të përballen më 24 mars, në kuadër të çerekfinales së parë të Champions League së femrave. Sfida që do të zhvillohet në Gjermani, nis në orën 18:45.
Tashmë UEFA ka vendosur edhe për arbitret që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.
Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta do të jetë kryesore në këtë duel, teksa asistentet e saj do të jenë shqiptarja tjetër Mirjeta Salla dhe anglezja Nicoleta Bria.
Në rolin e arbitres së katërt është emëruar rumunja Iuliana Demetrescu. Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë dy zviceranë, Michele Schmolzer dhe Luca Cibelli.
Poll
