Alen Sherri
Dita e sotme është festë për portierin e Kombëtares shqiptare, Alen Sherrin. Ky i fundit feston pikërisht sot, ditëlindjen e tij të 28-të, teksa urimet e shumta nuk kanë munguar.
Një urim për gardianin ka ardhur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF i uron Sherrit këtë ditë të veçantë, duke e shoqëruar edhe me një foto të portierit me fanellën e Shqipërisë.
“Sot i urojmë ditëlindjen portierit të Kombëtares, Alen Sherrit! Gëzuar ditëlindjen Alen”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale, në faen zyrtare.
Poll

