Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej disa ditësh punimet intensive në stadiumin “Air Albania”. Një investim ky, që vjen në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U21, që do të zhvillohet në vitin 2027, ku Shqipëria është një prej dy vendeve organizatore.
Një video e publikuar së fundmi nga “Qendra Stërvitore Kuq e Zi”, shihet që puna vazhdon ende, duke u marrë shumë me aspektin e tapetit. Sistemi i “ujitjes”, por edhe pjesa tjetër e fushës do të jetë në kushtet optimale, e gatshme për të mirëpritur një kompeticion madhor si Kampionati Europian në fjalë.
Mikpritja e UEFA EURO U21 2027 përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuadër, FSHF po vijon punën për plotësimin e të gjitha kërkesave organizative dhe infrastrukturore të vendosura nga UEFA.
View this post on Instagram
