Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Arrihet marrëveshja, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore 3 ditë pas duelit me Serbinë

Shkruar nga NEWSPORT
Arrihet marrëveshja, Kombëtarja shqiptare do të luajë
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në muajin tetor. Kuqezinjtë do të luajë një nga ndeshjet më delikate dhe të rëndësishme në kualifikuese.

Më 11 tetor do të përballen me Serbinë në Beograd, takim që do të vendosë edhe fatet e ekipit tonë për në Botëror. Por pas kësaj sfide, FSHF ka arritur akordin me Federatën Jordaneze të Futbollit për të zhvilluar mes tyre një ndeshje miqësore.

Sipas “RTSH Sport” bëhet me dije se kjo sfidë miqësore me Jordaninë është parashikuar të zhvillohet 3 ditë pas sfidës me Serbië dhe do të luhet në “Air Albania”. Gjithashtu është përcaktuar edhe ora, 19:00, ndërsa pritet që së shpejti ta zyrtarizojë edhe FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu