
Kampionati Ballkanit U-21 në volejboll për djem që ishte programuar të zhvillohej në Shqipëri është anuluar. Ky kompeticion do të zhvillohej më 6-10 gusht, ku pjesëmarrës ishin Shqipëri, Kosova, Turqi, Bullgaria dhe Serbia. Pork y turne nuk do të zhvillohet
Kjo pasi Serbia e volejbollit është tërhequr nga gara. Kanë qenë vetë serbët që kanë bërë të ditur diçka të tillë. Menjëherë pas ekipit të serbisë është tërhequr edhe Bullgaria, duke mbetur në garë më pas vetëm Shqipëria, Kosova dhe Turqia.
Në këto kushte Federata Ballkanike ka vendosur të anullojë këtë aktivitet, ndërsa e ka konsideruar të paarsyeshme tërheqjen e 2 ekipeve. Nuk dihet ende se çfarë do të vendosë Federata për Serbinë dhe Bullgarisë dhe si do të veprohet më tej me 3 ekipet e tjera.