Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte, ku piloti portugez Jorge Brando ka humbur jetën tragjikisht gjatë fazës së fundit të “Rally of Marok”, një nga garat më të rëndësishme të Kampionatit Botëror të Rally-Raid.
Aksidenti ndodhi vetëm 2 kilometra larg vijës së finishit, duke tronditur fansat dhe gjithë komunitetin sportiv.
Ngjarja e rëndë ndodhi në etapën e 5-të dhe të fundit të garës, në një intenerar prej 216 km të gjatë, që zhvillohej rreth qytetit Erfoud, në shkretëtirën marokene.
46 vjeçari garonte për ekipin e Old Friends Rrally dhe ishte në paraqitjen e dytë në këtë garë.
Sipas një deklarate zyrtare nga organizatorët ata u shprehën: “Ai u ndihmua menjëherë nga personeli mjekësor dhe u transportua me helikopter në spitalin e Erfoudit, ku, për fat të keq, ndërroi jetë në orën 13:55".
Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) konfirmoi lajmin me trishtim të thellë: “FIM me hidhërim konfirmon vdekjen e çiklistit portugez Jorge Brandao pas këtij aksidenti tragjik".
Edhe presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu ngushëllimet e tij përmes një deklarate publike: “Mbaj zi për vdekjen tragjike të garuesit me motoçikleta Jorge Brandao dhe i shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe të gjithë ekipit të Old Friends Rally".
Nderkohë përsa i përket garës, ajo vazhdoi normalisht, ku fitues u shpall Tosha Schareina, I cili la pas australianin Daniel Sanders.