Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FANTASTIKE/ Briken Calja shpallet kampion Europe në shtytje, peshëngritësi shqiptar i siguron dy medalje Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE/ Briken Calja shpallet kampion Europe në shtytje,
Briken Calja

Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të zhvilluar në Batumi të Gjeorgjisë, duke u shpallur kampion në stilin e shtytjes për kategorinë 79 kg.

Peshëngritësi shqiptar realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke ngritur 187 kg në shtytje, rezultat që i siguroi medaljen e artë në këtë stil. Në total, Calja grumbulloi 340 kg në dygarësh, duke u renditur i dyti dhe fituar medaljen e argjendtë, vetëm 1 kg pas fituesit, Serobian.

Një tjetër sukses i rëndësishëm për sportin shqiptar, me Caljan që vazhdon të konfirmohet në elitën europiane.

 

Poll

Lexo gjithashtu