Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“E kalova provën për gjyqtarët, juria e anuloi PADREJTËSISHT”, Erkand Qerimaj “shpërthen” pas Kampionatit Evropian: BOLL më! Sportistët s’janë dekor për foto dhe propagandë

Shkruar nga NEWSPORT
“E kalova provën për gjyqtarët, juria e anuloi
Erkand Qerimaj

Peshëngritësi i njohur, Erkand Qerimaj ka përfunduar Kampionat Europian, duke kaluar me sukses “vendimin” e gjyqtarëve, por është penalizuar nga juria.

Në një reagim të gjatë të bërë në rrjetin social “Facebook”, Qerimaj shpjegon që ka realizuar me sukses stilin e shkëputjes me 152kg, teksa ishte shumë pranë rekordit evropian, me 157kg.

Ndërkohë që në shtytje, peshëngritësi kuqezi s’ka ngritur pak, por 184kg, e cila sipas tij ishte provë e pastër, madje me 3 të bardha nga gjyqtarët. Por Qerimaj tregon si u penalizua nga juria, e cila vendosi që ta anulonte për një lëkundje, e cila sipas tij ishte minimale.

Kjo ka mjaftuar që shkodrani të “shpërthejë”, duke e cilësuar këtë vendim ndaj tij si padrejtësi të madhe. Ndër të tjera, Qerimaj thekson se sportistët nuk janë dekor për foto dhe propagandë, një “thumb” direkt për drejtuesit e Federatës së Peshëngritjes.

REAGIMI:

Sapo përfundova garën në Kampionatin Europian dhe këtë herë ama do flas pa filtra! Në shkëputje realizova 152 kg dhe tentova rekordin e Europës me 157 kg. Isha shumë pranë. Në shtytje realizova 184 kg – provë e pastër, e dhënë me 3 të bardha nga gjyqtarët. Më pas, juria vendos ta anullojë për një lëkundje minimale. Ky nuk është thjesht një vendim – është një padrejtësi e pastër dhe e turpshme që i bëhet një sportisti në mes të Europës.

Por edhe më e rëndë se kjo është heshtja. Drejtuesit e federatës ishin aty, me lekët e taksapaguesve, dhe nuk patën as guximin minimal për të mbrojtur sportistin e tyre. Asnjë reagim. Asnjë protestë. Asnjë qëndrim. Kjo nuk është papërgjegjshmëri por kjo është dështim.

Kur marrim medalje, jeni të parët për foto dhe deklarata. Kur ndodh padrejtësia, zhdukeni. Kjo është hipokrizi e pastër. Jemi i vetmi ekip në Europë që dalim pa uniforma dinjitoze. Pa fizioterapist. Pa mjek. Pa asnjë standard bazë që çdo shtet serioz e konsideron minimum. Dhe pastaj flasim për “rrugën drejt Europës”? Kjo është skandaloze.

Fondet? Vijnë çdo vit. Askush nuk jep llogari. Askush nuk tregon ku shkojnë. Kam kërkuar auditim , zero përgjigje. Kjo federatë sillet si pronë private, jo si institucion që duhet t’i shërbejë sportistëve dhe trajnerëve.
STOP më me heshtje. BOLL më me abuzim. Sportistët nuk janë dekor për foto dhe propagandë, janë ata që mbajnë peshën reale të perfaqesimit Sportiv mbi supe. Dhe kjo që po ndodh nuk është thjesht problem është turp.

“E kalova provën për gjyqtarët, juria e anuloi
Postimi i Erkand Qerimajt

 

Poll

Lexo gjithashtu