Humbja e Kristian Prengës përballë ikonës Anthony Joshua la shije të hidhur. Por në krahun tjetër, ishte një shenjë krenarie, pasi për herë të parë një boksier shqiptar përballej me një kundërshtar të një niveli të tillë.
Mirëpo, për të vazhduar punën e lënë përgjysmë nga Prenga, ka menduar boksieri tjetër shqiptar, Roberto Bakaj. Në rrjetet sociale, Bakaj i ka bërë thirrje publike Anthony Joshuas, duke e ftuar në ring për një duel mes tyre.
“Le ta bëjmë realitet! Ju garantoj ju se miliona tifozë shqiptarë dhe tifozë të panumërt të boksit në mbarë botën do ta mbështesin këtë event. Të gjithë janë jashtëzakonisht të entuziazmuar dhe mezi po e presin këtë përballje. Energjia dhe mbështetja ndërkombëtare do të jenë të jashtëzakonshme. Le t’u japim njerëzve atë që duan”, shkruan Bakaj.
View this post on Instagram
