Ketjona Fekollari i është bashkuar Tiranës, duke përforcuar kështu skuadrën bardheblu të basketbollit për femra, në vigjilje të sezonit të ri 2026/27.
26-vjeçarja vjen pas një eksperience me ekipin e Partizanit, duke sjellë kështu cilësitë dhe mentalitetin fitues tek skuadra e saj e re.
Po ashtu, Fekollari është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë, çfarë tregon edhe rëndësinë e saj si basketbolliste, përtej kampionatit vendas.
NJOFTIMI:
"ZYRTARE | Ketjona Fekollari i bashkohet KS Tiranës.
Klubi Sportiv Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me basketbollisten Ketjona Fekollari, e cila do të jetë pjesë e skuadrës së basketbollit për femra për sezonin sportiv 2026–2027.
Ketjona vjen te bardheblutë nga ekipi i Partizanit, duke sjellë eksperiencë, cilësi dhe mentalitet fitues. Ajo është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe aktivizohet në pozicionin 3 (Small Forward).
Mirë se erdhe, Ketjona!"
View this post on Instagram
