
Bruna Tuzi është një nga shahistet më të njohura në Shqipëri, por jo vetëm. 7 vite më parë, Tuzi stërvitej në ish-stadiumin “Qemal Stafa”, teksa jom pak herë i është dashur të stërvitet në errësirë, për shkak të dritave që iknin herë pas here.
Tanimë jeton në Gjermani ku po jeton me familjen, ndërsa ka vendosur të vazhdojë të ndjekë edhe pasionin e saj, shahun, ku gjatë muajve të fundit ka qenë pjesmarrëse në disa aktivitete, duke arritur të nxjerrë në pah aftësitë e saj.
Por fatkeqësisht Bruna nuk është pjesë e kombëtares dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesmarrëse as në Olimpionadën Botërore, një turne që shahista shqiptare e dëshiron shumë, ndërsa kërkon të jetë protagoniste në kampionatin europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.