Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rezultati i zgjedhjeve në Shkodër, reagon presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri: Idealizmi humb ndaj pragmatizmit

Shkruar nga NEWSPORT

Zgjedhjet vendore kanë marrë vëmendjen kryesore në Shqipëri dhe futbolli është lënë pezull deri në përfundim të votimeve. Politika ka një lidhje të drejtpërdrejtë me sportin, sidomos në vendin tonë teksa një pjesë e mirë e skuadrave janë nën administrimin e bashkive.

Në Bashkinë Shkodër doli një rezultat historik teksa për herë të parë Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Kandidati Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij politik dhe kryetarin aktual, Bardh Spahinë.

Pas përfundimit të votimeve dhe rezultatit final, ka reaguar në rrjete sociale edhe vetë presidenti i klubit të futbollit Vllaznia. Alban Xhaferri ka postuar një thënie të aktorit Danny Strong: “Idealizmi humb ndaj pragmatizmit kur vjen puna te fitimi i zgjedhjeve.”

Kuptimin e kësaj shprehje i takon Xhaferrit ta shpjegojë por vlen të përmendet që pak ditë para zgjedhjeve, klubi Vllaznia dhe fituesi i tanishëm Benet Beci, nënshkruan një pakt për zhvillimin e sportit në 4 vitet e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga